Barazim zhgënjyes i Arsenalit ndaj Uest Bromuiçit (VIDEO)

Arsenali ka barazuar 1:1 në transfertën ndaj Uest Bromuiç Albionit në ndeshjen e fundit të këtij viti në Premierligë, njofton “infOSport.mk”. Londinezët avansuan të parët në këtë ndeshje 7 minuta para fundit të takimit, kur Aleksis Sançez ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa topi i devijuar nga ana e futbollistit kundërshtarë, Xhejms Maklijn përfundoi në rrjetë, ndërsa ky gol u regjistrua si autogol.

Në minutën e 89-të Xhej Rodrigez barazoi rezultatin nga një penalti e dyshimtë.

Pas këtij barazimi Arsenali arriti që të tejkalojë në renditje skuadrën tjetër londineze të Totenhamit. Arsenali tashmë mban pozitën e 5-të me 38 pikë, një pikë më shumë se skuadra nga “Vajt Hart Lejn”, që gjithashtu ka edhe një ndeshje më pak. Uest Bromuiç Albioni mbetet në fund të tabelës, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë prej 19 ndeshjeve pa fitore. Dy fitoret e vetme të këtij edicioni, Uest Bromuiçi i kishte realizuar që në dy javët e para të sezonit 2017/2018.

Leave a Reply