Dy ikonat e FC Shkupit në poste udhëheqëse te skuadra e Kukësit!?

Dy ikonat e FC Shkupit, Nderim Nexhipi dhe Zekirja Ramadani shumë lehtë mund të ndodh që të marrin poste shumë të rëndësishme te skuadra kampione e Shqipërisë, Kukësi, njofton “infOSport.mk”.

Nexhipi, i cili një pjesë të bukur të karrierës së tij e ka kaluar në kampionatin shqiptarë, duke veshur fanellat e Partizanit, Flamurtarit dhe Korabit, thuhet të ketë marrë një ofertë nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici për të punuar në rolin e drejtorit të përgjithshëm, ndërsa nëse një gjë e tillë bëhet e realizueshme, atëherë me shumë gjasa shkupjani tjetër Zekirja Ramadani, do të merr timonin e skuadrës verilindore të Shqipërisë.

Ramadani e njeh shumë mirë Superligën shqiptare, pasi i njëjti më herët kishte drejtuar ekipin e Flamurtarit të Vlorës, ndërsa gjithashtu një pjesë të karrierës së tij të bujshme kishte kaluar në këtë kampionat, duke veshur fanellat e Besës së Kavajës dhe Flamurtarit të Vlorës.

Ramadani së fundmi drejtoi ekipin kosovar të Feronikelit, ndërsa një vit më parë ai me Trepçën ’89 ishte shpallur kampion i Kosovës. Gjatë karrierës si trajner, Ramadani gjithashtu ka drejtuar edhe skuadrën e tij të zemrës, FC Shkupi.

 

Leave a Reply