Gabi Fernandez dhe Atletiko Madridi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite. Lajmin e konfirmoi drejtori i “Jorganxhinjëve”, me Gabin që do të jetë pjesë e Atletikos deri në qershor të 2019-tës.
Kontrata aktuale e kapitenit të Atletikos skadonte në fund të këtij sezoni, ndërsa edhe përkrahë ofertave të mëdha që mori nga Kina, ai vendosi që të qëndrojë në Madrid. Gabi te skuadra e “jorganxhinjëve” erdhi në vitin 2011, ndërsa deri më tani ka zhvilluar 215 ndeshje dhe ka të shënuar 6 gola.