Barcelona nuhat talentët e futbollit. Skuadra “katalunase” i ka vënë syrin 18-vjeçarit të Bajer Leverkusenit, Kai Havertz.
Këtë sezon futbollisti i talentuar gjerman ka bërë hapin e madh duke u bërë pjesë kryesore e skuadrës së Leverkusenit. Ai ka shkëlqyer në mesfushën e “Aspirinave”, ku në 14 ndeshje kampionale ka ka shënuar edhe një gol.
Sipas gazetës katalanase “El Mundo Deportivo”, Barcelona ka interes për këtë super talent, të cilin ka disa muaj që po e vëzhgon me mjaft kujdes.
Havertz ka shtatë vite që luan te skuadra e Leverkusenit, ndërsa verën e këtij viti ai nënshkroi kontratë profesionale me “farmaceutët”, edhe atë deri me 30 qershor të vitit 2022.