Paolo Dybala është rikthyer fuqishëm pas agjerimit prej 4 ndeshjeve pa gol. Argjentinasi i Juventusit shënoi dy gola në fitoren 3:1 në transfertë ndaj Veronës, duke zgjidhur çështjen e fituesit në këtë përballje, njofton “infOSport.mk”.
Dy golat e tij të shnëuar në minutat 72 dhe 77 erdhën në momentin e duhur, pasi pikërisht në ato momente Juve siguroi edhe fitoren nga kjo transfertë.
Ndryshe fitoren e “biankonerëve” e paralajmëroi Matuidi në minutën e 6-të, teksa për një çast ish “juventini”, Kaseres drithëroi kampionët në fuqi të Italisë duke barazuar rezultatin në minutën e 59-të.
Mirëpo Dybala doli në skenë mu në momentin e duhur dhe me dy golat e tij, ai tashmë arriti në kuotën e 14 golave të shënuar gjatë këtij edicioni, duke u renditur në pozitën e tretë në renditjen e golashënuesve, pas Ikardit (17 gola) dhe Immobil (16 gola).
Sa i përket Juves, kjo skuadër falë kësaj fitore mban hapin me Napolin, duke e ndjekur atë në hap, me vetëm një pikë më pak. Skuadra e Elseid Hysajt, Napoli ka 48 pikë në pozitën e parë, ndërkohë Juve 47.