Totti reagon pas tmerrit që ndodhi në Siri: “Çdo fëmijë është fëmijë i imi”

Skenat e rënda nga Siria që gjatë ditës së djeshme i pa e gjithë Bota kanë prekur gjithë secilin, përfshirë këtu edhe kapiteni legjendar të Romës, Françesko Totti. Është pikërisht vetë futbollisti italian i cili ka reaguar vetëm disa orë pas natës së parë të bombardimeve në Siri, të urdhëruara nga presidenti amerikan Donald Trump,

“Princi i Romës” siç preferojnë ta quajnë tifozët e Romës e ka publikuar një video mesazh në Facebook, ku solidarizohet me fëmijët sirian: “Everychildismychild” thotë kapiteni legjendar i Romës në postin e tij, në të cilën shihet duke mbajtur një fletë me fjalët në formën hashtag me fjalët tjera “Syria” dhe “StopËarCrimes”.

Apeli i kapitenit Totti është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga disa lojtarë të tjerë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Lacios Çiro Immobile dhe portierin rezerv të Milanit, Marko Storari.

#EveryChildIsMyChild

#EveryChildIsMyChild #Syria #StopWarCrimes

Публикувахте от Francesco Totti в 6 април 2017 г.

Leave a Reply