Interi nuk po kalon çaste të mira në kampionatin elitarë italian. Pas super startit që kishin, kur 16 ndeshje me rradhë nuk dinin për disfatë, skuadra “neroaxurre” ka lidhur dy disfata të njëpasnjëshme në kampionat, pa shtuar këtu edhe disfatën tjetër të rradhës që e pësoi nga Milani në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë.
E gjithë kjo situatë ka bërë që drejtuesit “zikaltër” të mendojnë rreth përforcimit të skuadrës, ndërsa mediat në Itali bëjnë me dije se ata u kanë vurë syrin dy futbollistëve të Barcelonës, Zherard Deulofeut dhe Aleiksh Vidalit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Barça është e lumtur që çifti të largohet drejt Interit në huazim dy-vjeçar me opsionet e blerjes së detyrueshme.
Marrëveshjet do të ishin strukturuar në mënyrë që lojtarët të qëndrojnë në përputhje me “Financial Fair Play”.
Gazeta beson se gjithçka që ka mbetur është që Deulofeu dhe Vidal të pranojnë ofertat.