Hannover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Milot Rashicën. Milot Rashica vijon që të jetë një ndër më të spikaturit te Viteshe në Holandë.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës braktisi Shqipërinë pasi nuk u bë pjesë e skuadrës kuqezi që mori pjesë në EURO 2016.
Së fundi, emri i tij ka nisur të përmendet edhe njëherë në merkaton e transferimeve, transmeton “Panorama Sport”.
Fillimisht një skuadër si Neëcastle doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesligës.
Hanover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.