Mustafi ndër 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në Botë (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme holandezi Virxhil Van Dijk bëri transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, kur janë në pyetje futbollistët e repartit mbrojtës, njofton “infOSport.mk”.

Ai për një shumë prej 75 milion sterlina nga Sautemptoni kaloi në rradhët e Liverpullit, duke tejkaluar në këtë mënyrë të gjitha transferimet e deritanishme, ku ndër 10 më të shtrenjtit në Botë figuron edhe emri i futbollistit shqiptarë, Shkodran Mustafi.

Futbollisti me origjinë nga Gostivari në vitin 2016-të nga Valencia te Arsenali, ishte transferuar për shumën e 35 milion sterlinave. Mustafi renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë në pozitat dy dhe tre renditen dy blerjet e Mançester Sitit, Uoker, i cili për shumën e 54 milion sterlinave gjatë këtij viti kaloi nga rradhët e Totenhamit, si dhe ajo e Benxhamin Mendit, i cili për dy milion më pak kishte arritur në “Etihad Stadium” nga rradhët e Monakos.

Më poshtë keni 10 transferimet më të shtrenjta në botë të futbollistëve difenziv.

Leave a Reply