Renova këmbëngul për Mbellan

Emmanuel Mbella tashmë është një futbollist i lirë, ndërsa cilësitë e tij tashmë janë të njohura për të gjitha skuadrat si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon. Ai shkëputi kontratën me FC Shkupin,  ndërsa ekziston mundësia që sërish të luaj në kampionatin tonë vendor, pasi është Renova që po këmbëngul për këmbëshpejtin kamerunas me pasaportë franceze, njofton “infOSport.mk”.

Pas largimit të Argjent Gafurit, skuadra nga Xhepçishti ka nevojë për një futbollist në repartin ofenziv, ndërsa Mbella me siguri se do të mund të zgjidhte problemet e skuadrës së trajnerit Vllatko Kostov, që stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 8-të me 18 pikë të tubuara nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Drejtuesit e Renovës veçmë kanë bërë kontaktet e para me menaxherin e Emmanuel Mbellas, ndërsa mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat duke pasur parasysh se tashmë edhe zyrtarisht ofertat e tyre kanë bërë edhe dy skuadrat kosovare, Llapi dhe Gjilani.

Leave a Reply