Hari Kejn pa dyshim se për momentin është një ndër sulmuesit më të mirë në futbollin europian. Ai një gjë të tillë është duke dëshmuar me golat e tij të shënuar me fanellën e Totenhamit, për të cilën skuadër në dy ndeshjet e fundit ka shënuar plotë 6 gola, njofton “infOSport.mk”.
Të martën e parë të vitit 2018-të, sulmuesi anglez do të zbresë në fushë ndaj Suonsit me synimin për të shënuar një tjetër tregolësh, për të çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi ku ai shënon një “tripletë”.
Rikujtojmë Kejn realizoi dy tripleta në dy ndeshjet paraprake të “spërsave”, edhe atë kundër Bërnlit (3:0) dhe Sautemptonit (5:2), ndërsa do të synojë të vazhdojë të njëjtin ritëm për t’u bërë futbollisti i parë që realizon tre “tripleta” radhazi në epokën e Premier Ligës.
Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm kur kampionati anglez quhej ende “Football League” dhe ishin 7 rastet kur lojtarët kishin regjistruar tre tregolësha radhazi.
I fundit që e ka bërë atë është një nga legjendat e Liverpulit, Xhek Balmer, në vitin 1946.