Milani është skuadra e dytë pas Lacios që ka siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kjo falë 19-vjeçarit Patrik Kutrone, i cili shënoi golin e vetëm në derbin e Milanos, edhe atë në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje sulmuesi i ri i Mialnit e realizoi në minutën e 104-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e spanjollit Suso.
Në këtë mënyrë Kutrone bëhet futbollisti i vetëm i skuadrës “kuq e zi” që gjatë këtij edicioni ka shënuar në tre kompeticione, ku Milani i tij po merrë pjesë. Ai përveç ndeshjeve kampionale (Serie A), ka shënuar edhe në ndeshjet e Liga Europa, ndërsa tashmë edhe në Kupën e Italisë.
Milani në gjysmëfinale do të përballet me Lacion e Thomas Strakoshës, që mbrëmë eliminioi Fiorentinën.