Mediat gjermane kanë publikuar vendimin e futbollistit gjerman, Danny Blum që ka vendosur të konvertohet në fenë myslimane nga ajo katolike. Futbollisti 26-vjeçar i Nurnbergut ka publikuar foto nga falja e namazit në xhami, ku më pas është rrëfyer për vendimin e tij.
“Islami më jep shpresë dhe forcë. Për mua kjo fe është qetësi shpirtërore. Jeta ime ka qenë e shthurur, me shumë probleme, por tani jam ndryshe. I jam përgjigjur shumë fesë, tani nuk përdor alkool, por i përmbahem rregullave njerëzore që më sjellë feja muslimane. Pata filluar të lexojë për islam, më pas shkova në një xhami dhe përjetova një ndjenjë ndryshe. Shpirtërisht u ndjeva shumë mirë, dhe tani jam më i lumturi për vendimin që kam marrë. Islami është feja më paqësore që mund të jetë, nuk duhet ti ngatërroni me disa veprime që nuk janë në rregullat e Islamit” – ka thënë ish reprezentuesi i Gjermanisë për grupmoshat U21.(Indeksonline)