Shkupi prej së martës edhe zyrtarisht është bërë me sponzor të rinj, të cilët do të mundohen të rikthejnë Shkupin aty ku e ka vendin. Një lajm i këtillë ka gëzuar të gjithë tifozët e këtij klubi, në veçanti ish kreun e “Shvercerave” dhe kryetarin aktual të klubit nga Çairi, Omer Bunjakun, i cili gjatë fjalimit të tij i përmendi gjithë ata që e kishin ndihmuar në këto periudha të vështira klubin.
Ai gjithashtu tha se rrënjët e FC Shkupit janë aq të thella, sa që pas çdo fortune ata dalin edhe më të fortë.
“Jam krenar që në kohën time si president i klubit,vjen një sponzor me kaq ambicje të mëdha, që premtimin cilin e dhanë para 6 muajve e quan në vend!
Klubin e mora të shkatruar, pa lojtar pa puntor, pa asgjë! I dhash vetes detyrën më të rand që çdo ditë kërkohet mbeshtetje finansiare, por dua publiksiht për të parën herë ti falenderoj njerëzit e parë që ma shtruan dorën e ndihmës për ta shpëtuar klubin, ato janë Bekir Asani, Irfan Buçi, Suat Alija, Masar Omeragiç dhe Izet Mexhiti. Shekit i dëshiroj sukese dhe i kërkoj TITUJ sa më shpejt ! Nuk do të thotë që ktu e përfundoj une me shokët dhe familjen, jo prap do jemi dora e djatht e Shkupit! Ka edhe shumë për tu cekur ,por dua ta përfundoj me një fjali: RRËNJËT TONA JANË TË THELLA, NGA ÇDO FORTUN NE DALIM EDHE MË TË FORT!” – u shpreh Bunjaku.
Ndryshe me anë të një konference për shtyp të mbajtur mbrëmjen e së martës FC Shkupi prezantoi sponzorin e ri, Shefqet Demiri, njëherit pronar i kompanisë “Group Impeks”.