Shefqet Demiri është pronari i ri i klubit të futbollit Shkupi. Me anë të një konference për shtyp të mbajtur sot është prezantuar sponsori i ri që ka marë përsipër udhëheqjen e skuadrës së Shkupit, me Demirin që është pronar i kompanisë “Group Impeks”.
Investitori i ri nuk njoftoi rreth posteve të reja në klub, duke cekur se ditëve në vijim do të bëhen të ditura. Në të njejtën kohë tashmë numri një i FC Shkupit, paralajmroi se skuadra “bardheblu” përgatitjet e fazës dimërore do t’i zhvillojë në Antalia të Turqisë nga 20 janari, ndërsa zbuloi se skuadra e Karabahut do të jetë njëra nga kundërshtarët “testues” në tokën turke. Pas prezantimit të sponsorit të ri, u organizua edhe një koktej, duke festuar edhe kështu 90-të vjetorin e themelimit të FC Shkupit.