Pas Emir Sahitit, rrugës për ti thënë lamtumirën Rabotniçkit është edhe futbollisti tjetër shqiptarë, Amir Bilali. Edhe pse vetë futbollisti mohon një gjë të tillë, si duket gjërat qëndrojnë më ndryshe dhe menaxherët e tij janë duke përgatitur një pistë tjetër të futbollistit 23-vjeçar, i cili edhe pse në moshë të re, pas vetes ka një bagazh të pasur futbollistik.
“Për momentin jam në pushim në Gjermani te familja. Nuk di asgjë çfarë ndodh në këtë drejtim. Nesër kthehem në Maqedoni, ku edhe do të qartësojmë gjithçka” – tha enkas për “infOSport.mk”, Amir Bilali.
Bilali te Rabotniçki erdhi verën e këtij viti, ndërsa me “romantikët” kishte kontratë një vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër. Rikujtojmë ditë më parë nga Rabotniçki u largua edhe një futbollist tjetër shqiptarë, Florian Kadriu, teksa gjithashtu pjesë e “romantikëve” në sezonin pranveror nuk do të jenë edhe portieri Damjan Shishkovski, armeni Pogosjan dhe Tomislav Iliev, i cili në sezonin e ri do të luaj te Akademia Pandev.