Lidhja futbollistike komunale e Tetovës të enjten në mbrëmje organizoi manifestimin për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2017-të. “Kuqezinjtë” falë ecurisë së shkëlqyeshme në të gjitha kategoritë kanë dominuar në pranimin e çmimeve.
Kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasanit i takoi çmimi kryesor “Futbollisti më i mirë i vitit 2017”, ndërsa në mungesë të tij mirënjohjen e pranoi vëllai i tij.
Me 31 gola në ndeshjet zyrtare brenda vitit 2017-të, Besart Ibraimit i takoi çmimi “Golashënuesi i vitit”.
Bekim Osmani falë ecurisë së shkëlqyeshme me Shkëndijën U19 u zgjodh “Trajneri më i mirë i vitit”, ndërsa me mirënjohje të veçanta për “Prezantim të denjë në EURO 2017 për futbollistë U21” u nderuan Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati.