Arda Turan dhe Barcelona si duket kanë mbyllur llogaritë ndërmjet veti, ndërsa pak ditë pritet edhe konfirmimi i të njejës. Turku u transferua në verën e 2015-tën nga Atletiko Madridi për 34 milionë euro, mirëpo Turan nuk i përmbushi pritshmëritë e drejtuesve katalanas. Ai me Barcelonën u aktivizua në total vetëm 36 ndeshje, për dy vite që është pjesë e ekipit blaugran.
Sipas shtypit turk, Besihktashi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti. Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Beshiktashit. Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Shenol Gunesh, në të njëjtin rol luajnë edhe Kuaresma, Balel dhe Lens.