Skuadra e Interit ka regjistruar dy disfata radhazi në kampionatin italian, Seria A. Interi pësoi disfata nga Udinese dhe Sasuolo dhe nga kryesimi i tabelës shënoi rënie në vendin e tretë, mirëpo trajneri Luciano Spaleti është shprehur se skuadra e tij është duke shkuar në rrugën e duhur.
“Shumë jam i bindur që ky Inter e din se çfarë bën dhe është në rrugën e duhur. Në dy ndeshjet që i humbëm, unë pashë një lojë të bukur. Kishte disa momenti që nuk ishmi të vëmendshëm, në momentet kur pranuam gol nga një kundërsulm. Mundeshim të reagojmë më mirë në situate të tilla, mirëpo vet jemi fajtor për disfatat, pasi që nuk i shfrytëzuam shanset tona”, ka thënë Spaleti.
Interi në ndeshjen e radhës në Seria A do të luaj me Lacion.