Lester Siti arriti barazim 2:2 ndaj Mançester Junajtedit në minutat e fundit të takimit, ndërsa tekniku i “Djajve të kuq” Hose Murinjo është shprehur i pakënaqur nga rezultati dhe loja e treguar nga të përzgjedhurit e tij.
“Unë ndihem mirë, ndihem mirë si burrë, punoj shumë dhe lojtarët bëjnë njëjtë. Ne u dënuam nga gabimet tona. Ishte ndeshje e lehtë për t’u fituar, bëmë gjithçka për fitore. Kur humbisni raste të sigurta, humbisni posedimin si fëmijë, atëherë dënoheni në fund. Është akumulim i gabimeve, dhe unë s’mund ta ndalë lojën pesë minuta para fundit t’u tergoj si të luajmë”, është shprehur Murinjo pas ndeshjes.