Ish futbollisti i Shalke 04 dhe Verder Bremenit, Mladen Krstajiq është emëruar në postin e trajnerit të Kombëtares së Serbisë në futboll. Ai do të udhëheq këtë kombëtare në Kampionatin Botëror në Rusi, ndërsa sipas mediave serbe ai me Federatën e Futbollit të këtij vendi pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2020.
Strategu 43-vjeçar do të duhet të paraqitet denjësisht me Serbinë Botërorin e vitit që vjen, ku Serbia do të garojë në grupin “E” bashkë edhe me Brazilin, Zvicrën e shqiptarëve dhe Kostarikën.