Skenderbeu i Korçës kaloi një vit fantastik në të 2017-tën, ndërsa tash ekipi shqiptar ka kaluar në pushim të merituar. Mirëpo, skuadra korçare ka bërë të ditur agjenden e saj për përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit, ndërsa ka zyrtarizuar edhe disa ndeshjes miqësore.
Ekipi i Ilir Dajës do të grumbullohet me 3 janar për herë të parë, ndërsa me 6 janar do të udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë. Në tokën turke Skenderbeu do të qëndrojë 11 ditë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë 3 miqësore luksi. Fillimisht korçarët do të sfidojnë skuadrën turke të Bursasporit më pas kampionët në fuqi të Turqisë, Beshiktashin me të cilët Skënderbeu është ndeshur edhe në fazën e grupeve të Europa League në vitin 2015-të, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë ajo ndaj rumunëve të Viitorul.