Milani i shëmtuar dhe pa ide. Kështu mund të përshkruhet Milani i Gatuzos, që u mund sërish, kësaj rradhe nga Atalanta e Etrit Berishës në “San Siro”. Gardiani “kuq e zi” ruajti rrjetën e tij të paprekur në fitoren 2:0 të Atalantas, që në këtë mënyrë tejkaloi skuadrën milaneze në renditje.
Një gol i Kristante (32’) gjatë pjesës së parë dhe një tjetër i shënuan nga Iliçiç (72’) në pjesën e dytë i siguruan fitore Atalantas, që me 27 pikë të grumbulluara renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Milani pas kësaj disfate të turpshme ndodhet në pozitën e 11-të.