Messi tejkaloi legjendën gjermane, Gerd Myler

Lionel Messi në fitoren e sotme 0:3 ndaj Realit të Madridit shënoi golin e dytë, kur ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 64-të, shkruan “infOSport.mk”.

Goli i sotëm i shënuar ndaj rivalit të përbetuar ishte i 526-ti me fanellën e Barcelonës, me të cilin arriti që të tejkalojë legjendën gjermane, Gerd Myler, i cili me fanellën e Bajernit të Munihut kishte  realizuar 525 gola.

Lider për gola të shënuar me një klub të vetëm në Europë, mbetet Jozef Bican, i cili në periudhën nga viti 1937-1949 me fanellën e Slavia Pragës kishte realizuar 534 gola. Ndërkohë rekordin e Botës e mban Mbreti Pele, me 643 gola të shënaur me fanellën e skuadrës braziliane të Santos.

 

Leave a Reply