Sytë e gjithë futbolldashësve sot do të jenë të drejtuara ka “Santiago Bernabeu”, aty ku me fillim në ora 13:00 do të startojë “El Clasico” e parë e këtij sezoni midis Realit të Madridit, kampion në fuqi dhe Barcelonës, lider aktual në La Liga.
Gjithë planeti do të ndjekë ndeshjen mes dy superfuqive të futbollit botëror, përballjet midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, dy super futbollistë që së bashku peshojnë 10 “Topa të Artë”.
Në Spanjë, por kuptohet edhe jashtë kufijve të shtetit iberik ka interes të jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, që mund të vendosë që në dhjetor kampionatin. Në rast se Reali i Madridit pëson humbje, atëherë do të shkojë në -14 nga Barcelona, që veçmë do ju jepte epitetin e favoritëve për të rikthyer titullin e kampionit në “Kamp Nou”.
Në orën 13:00, e gjithë bota do të djekë superndeshjen në “Santiago Bernabeu”, përveç katër vendeve që nuk do e transmetojnë këtë event, si Malta, Papua Guinea e Re, Mongolia dhe Korea e Veriut.