Edhe pse po bëjnë një dominim total në Premier Ligën angleze, Mançester Siti dhe Pep Guardiola dëshirojnë që të përfërcohen edhe më shumë në të ardhmen me futbollist të rinjë. Në merkaton e janarit Sitizens kanë në shënjestër tri futbollist, ndërsa njëri prej tyre është edhe Aleksis Sançez, kontrata e të cilët me Arsenalin po shkon drejt skadencës.
Gjithsesi, transferimi i Sanchez në “Etihad Stadium” nuk është çështja më urgjente për t’u zgjidhur për Manchester City, që mund ta marrë kilianin me parametra zero në fund të sezonit.
Skuadra e Guardiolës ka prioritet gjetjen e një zëvendësuesi të Kompani, duke parë dëmtimet e shpeshta të tij, e në këtë pikë kandidaturat janë Van Dijk i Soutemptonit dhe Inigo Martinez nga Real Sosiedati. Në të njëjtën kohë, “Citizens” janë në kërkim edhe të një mesfushori që do të luajë në vendin e Yaya Toure, i destinuar të lërë Manchester Cityn në fund të sezonit, ndërsa ai mund të jetë Julian Vigl.