Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka publikuar grupin e 18-të futbollistëve për ndeshjen e nesërme ndaj Realit të Madridit. Zherard Deulofeu dhe Rafinja Alkantara nuk bëjnë pjesë në këtë listë, edhe përkundër faktit se morrën leje nga ana e stafit mjekësor për të luajtur.
Usman Dembele nuk do të udhëtojë fare për në kryeqendrën spanjolle, për të mos rrezikuar me shëndetin e tij. Havier Maskerano kthehet në formacion, ndërsa gjithashtu në mesin e të ftuarve nga ana e trajnerit Valverde bënë pjesë edhe Zhordi Alba, i cili ka lënë pas lëndimin. Në këtë listë nuk bënë pjesë asnjë futbollistë nga ekipi i dytë.
Ekspedita e Barcelonës sonte niset drejt Madridit.