Drejtuesit e Galatasarajit kanë prezantuar edhe zyrtarisht imperatorin Fatih Terim, i cili gjatë ditës së sotme u emërua në postin e trajnerit të skuadrës së njohur turke.
Strategu 64-vjeçar me Galatan ka nënshkruar kontratë 18 mujore, ndërsa në këtë post zëvendëson kroatin Igor Tudor, i cili ditë më parë u shkarkua nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Stambolli.
IMPERATORI RIKTHEHET NË KRYE TË GALATASARAJIT
Për pjesën e mbetur të sezonit aktual Terim do të përfitojë 1 milion euro, ndërsa edhe 2 milion të tjera për sezonin 2018/2019.
Në rast se në fund të sezonit shpallet kampion, ai do të përfitojë edhe 500 mijë euro të tjera. Terim edhe më parë kishte udhëhequr Galatasarajin, edhe atë në vitet (1996-2000, 2002-2004, 2011-2013), duke u shpallur 6 herë kampion i Turqisë, në dy raste kishte fituar Kupën, 4 herë Superkupën e këtij vendi, ndërsa gjatë vitit 2000 kishte triumfuar në kuadër të Kupës së UEFA-s.