Strategu nga Manastiri, Nexhad Husein më nuk do të jetë trajner i FC Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë na e konfirmuan nga klubi strugan, të cilët dëshirojnë që në të ardhmen të përdorin metoda të reja udhëheqësie dhe trajnimi.
“Duke analizuar sezonin dhe ndeshjet e zhvilluara deri më tani menduam se ekipi kishte nevojë për një ndryshim. Së bashku me trajnerin vendosëm për të ndërprerë bashkëpunimin tonë. Ideja jonë ka qenë që të vendosim një trajner të ri që do përdor metoda të reja udhëheqësie dhe trajnimi. Për këtë arsye edhe erdhi deri te kjo ndarje që ishte shumë korrekte” – thanë nga zyra për Marrdhënie me publikun nga FC Struga.
Skuadra debutuese në Ligën e Dytë stonorin vjeshtorë në konferencën e Perëndimit e mbylli në pozitën e tretë me 24 pikë, vetëm një pikë më pak se dy skuadrat kryesuese Vëllazërimi dhe Gostivari.