Vardari pas më shumë se 5 vite mundi Renovën në Tetovë (VIDEO)

Fitorja e së dielës e Vardarit ndaj Renovës në Tetovë ishte e para pas më shumë se 5 vitesh për ekipin shkupjan, që në këtë mënyrë vazhdon të aperojë sigurtë drejt mbrojtjes së titullit kampion në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit që Vardari ishte larguar nga Tetova me tre pikët e plota në përballjet me skuadrën e Renovës ishte 29 gushti i vitit 2012-të, kur falë golave të Dragan Georgiev dhe Jovan Kostovskit, “kuqezinjtë” nga Shkupi kishin triumfuar me rezultatin 2:0.

Dje Vardari shënoi fitore minimale 1:0 ndaj “gjipspunuesve”, edhe atë duke iu falenderuar golit të shënuar nga ana e sulmuesit Dejan Bllazhevski, shkruan “infOSport.mk”.

Njëherit goli i sulmuesit Bllazhevski, ishte goli i parë i shënuar nga ana e futbollistëve të Vardarit në 5 përballjet e fundit ndaj Renovës në Tetovë, pasi 3 përballje mes këtyre dy skuadrave ishin mbyllur me barazime pa gola, ndërsa në një përballje Renova kishte shënuar fitore të pastërt 3:0.

Leave a Reply