Mevlan Adili edhe zyrtarisht është një futbollist i lirë. Ai edhe përfundimisht është ndarë me ekipin e UTA Arad, pjesë e së cilës ishte nga janari i këtij viti, njofton “infOSport.mk”.
Ai te skuadra e Ligës së Dytë rumune u transferua nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa edhe pse kishte kontratë deri në verën e vitit 2019-të, me pëlqim të dyanshëm ka prishur kontratën me skuadrën e UTA Arad, ndërsa një gjë të tillë ka bërë të ditur edhe vetë personalisht përmes rrjeteve sociale.
“Çdo fillim ka fundin e vetë, dua ta falënderoj presidentin e klubit Aleksandru Meszar, si dhe stafin drejtues të klubit që më besoi dhe më solli te UTA. Falënderojë gjithashtu të gjithë kolegët e mi si dhe trajnerin tim Laurentiu Rosu që më ndihmuan dhe prisnin gjëra të mira dhe pozitive nga unë. Jam shumë falënderues edhe ndaj gjithë tifozëve dhe grupit të mrekullueshem #UltrasArad që më inkurajuan dhe më mbështetën gjithnjë duke bërë që në asnjë moment të mos ndihem i huaj. Gjithmonë në zemrën time UTA 🔴⚪️” – kishte shkruar në profilin e tij në “facebook” futbollisti shkupjan, Mevlan Adili.