Kombëtarja e Shqipërisë vitin 2017-të e ka mbyllur në pozitën e 62-të, pozitë kjo e njëjtë me atë të muajit të kaluar. “Kuqezinjtë” në këtë mënyrë vazhdojnë të mbeten përpara vendit organizator të Kupës së Botës, Rusisë, e cila ka fituar një vend duke e krahasuar me renditjen e muajit nëntor dhe tashmë ndodhet në pozitën e 64-të.
Kuqezinjtë tanë gjenden në kuotën e 533 pikëve, teksa mungesa e miqësoreve apo ndeshjeve zyrtare ka bërë që të mos ketë ndryshime në këtë renditje.
Për dallim nga Shqipëria që nuk ka lzvizur fare, përfaqësuesja e Kosovës ka humbur tre pozicione, krahasuar me një muaj më parë, teksa tashmë renditet në si e 177-ta në Botë.
Në kreun e renditjes nuk ka ndryshime, pasi ajo udhëhiqet nga Gjermania, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia, teksa në TOP10 bëjnë pjesë edhe edhe Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.
Italia që mbeti jashtë Botërorit “Rusi 2018” sheh veten në pozitën e 14-të, ndërkohë vetëm një pozitë më poshtë ndodhet Anglia, ndërkohë ndër kombëtaret më mirë të ranguara nga Ballkani figuron Kroacia që renditet në pozitën e 17-të.