Ekipi nga Çempionship, Bristol Siti ka bërë surprizën më të këndshme në kuadër të “Carabao Cup”, pasi në çerekfinale arriti të eliminojë skuadrën e Premierligës, Mançester Junajtedin, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e tretë në ligën Çempionship mundi me rezultatin 2:1 ekipin e dytë në renditje në Premierligë, duke eliminuar në këtë mënyrë fituesin e vitit të kaluar. Kori Smit ishte më i merituari për këtë fitore të Bristol Sitit me golin e realizuar në minutën e tretë shtesë.
Ndryshe ishte Xho Brajan ai i cili shënoi golin e parë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç për një çast kishte arritur që të barazojë shifrat në 1:1.
Për dallim nga Junajtedi, ekipi i udhëhequr nga Antonio Konte, Çelzi arriti që të kualifikohet për në gjysmëfinale, falë fitores 2:1 ndaj Burnmaut. Vilian që në fazën e hershme kaloi në epërsi “blutë” e Londrës, teksa drama e vërtetë në këtë ndeshje ndodhi në minutat e fundit të takimit kur fillimisht mysafirët me anë të Gosling barazuan rezultatin në minutën e 90-të, ndërkohë në minutën e parë shtesë Alvaro Morata shënoi golin e fitores, kjo falë edhe pasimit perfekt me dhembër nga ana e mesfushorit Eden Hazard, që e nxorri të vetmuar para portierit kundërshtarë, bashkëlojtarin e tij spanjoll.
Rikujtojmë mbrëmë një vend për në gjysmëfinale siguruan edhe Arsenali dhe Mançester Siti.