Skuadra e Atalantës për të cilën skuadër mbron gardiani shqiptarë Etrit Berisha, ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi sot me rezultatin 2:1 mundën Sasuolon.
Portieri i Kombëtares shqiptare në këtë ndeshje u la në stol nga ana e trajnerit Gasperini, i cili i dha mundësinë portierit të dytë, Golin.
Ndryshe Atalanta siguroi epërsinë komode që gjatë 45 minutave të para, kur falë golave të shënuar nga Kornelius (16’) dhe Toloin (33’) avansoi me rezultatin 2:0.
Gjatë pjesës së dytë e vetmja gjë që mundën të bëjnë mysafirët ishte shënimi i golit të nderit, që erdhi falë një autogoli të Toloit, që në minutën e 75-të shënoi në rrjetën e gabuar.
Fare në fund slloveni Kurtiç i Atalantas u ndëshkua me të kuq, mirëpo kjo kishte pak rëndësi sa i përkiste këtij takimi, pasi Atalanta në fund me meritë u kualifikua për në çerekfinale, ku e pret përballja me Napolin e Elseid Hysajt.
Ndeshjen mes skuadrave të dy reprezentuesve shqiptarë do të mund ta shohim me 02 janar në “Sao Paolo”.