Shkupi sot në Shtip do të zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë përballë Bregallnicës, ndeshje kjo që për vendasit ka shumë rëndësi të madhe, njëjtë sikurse edhe për Shkupin.
I vetëdijshëm për një gjë të tillë është edhe vetë mbrojtësi i Shkupit, Sedat Berisha, që shpreson se nga kjo transfertë skuadra e tij do të kthehet me pikë të plota.
“Nuk besoj se luan rol kundërshtari, ne secilën ndeshje e marrim njëjtë, jemi të fokusuar vetëm në rezultat pozitiv, edhe pse në këtë ndeshje do të kemi tri mungesa të mëdha nga njëmbëdhjetësha e parë. Mendoj se secili që do të luajë do të japë maksimumin dhe shpresojmë që të kthehemi në Shkup me tri pikë të reje nga Shtipi, për të qenë edhe më afër sigurimit të ekzistencës, edhe pse deri në fund të kampionatit ka shumë për tu luajtur. Është një sezon mjaft i vështirë pasi që kampionati ka ekipe mjaft të forta, por edhe ne jemi një grup shumë i fortë, që nga stafi i trajnerëve dhe të gjithë 25 lojtarët. Atmosfera është shumë e mirë në skuadër dhe me paraqitjet e fundit që kishim kemi fituar besimin, se vërtet kemi kualitet për të qenë sa më lartë në tabelë” – tha Sedat Berisha.
Katër përballjet e sezonit 2016/17, midis Shkupit dhe Bregallnicës janë mbyllur me tre barazime, ndërsa në një ndeshje fitues kishte dalë skuadra e Bregallnicës. Ndeshja Bregallnica – Shkupi zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim në ora 16:00.