Shkëndija nënshkruan me talentin 16-vjeçar nga Kosova

Shkëndija ka angazhuar një futbollist shumë premtues për në të ardhmen, njofton “infOSport.mk”. Ndryshe bëhet fjalë për futbollistin 16-vjeçar, Leard Sadriu, i cili ishte pjesë e provave të kampit për të rinj të organizuar nga klubi tetovar, ku me cilësitë e tij bindi stafin teknik të Shkëndijës, të cilët vendosën për ti ofruar atij kontratë.

Ndryshe Sadriu është me origjinë nga Ferizaji, ndërsa vjen nga klubi me të njëjtin emër, ku ishte pjesë e grupmoshave të reja. Ai gjithashtu është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa luan në pozitën e qendërmbrojtësit.

Edhe te Shkëndija ai do të luaj me grupmoshat e reja, mirëpo duke qenë gjithnjë nën vëzhgimin e stafit teknik të ekipit të parë, që shpreson shumë te ky futbollist.

 

Leave a Reply