Carabao Cup, Siti në gjysmëfinale falë penaltive (VIDEO)

Pas Arsenalit, edhe Mançester Siti ka siguruar një vend për në gjysmëfinale të “Carabao Cup”, pasi në ndeshjen e dytë çerekfinale eliminoi ekipin e Lesterit, edhe atë përmes ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola avansuan të parët në këtë ndeshje me anë të Bernardo Silvas në minutën e 26-të, kur mjaft mirë pranoi një pasim nga ana e Gjundogan, ndërkohë barazimin skuadrës së Lester  Sitit ia siguroi sulmuesi Vardi me golin e realizuar në minutën e 97-të nga pika e bardhë.

Pas këtij goli ndeshja iu drejtua vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ku Siti edhe përkundër dominimit nuk arriti të shënojë golin e fitores, ashtu që fituesi u desht të përcaktohet përmes ruletit të penaltive, ku futbollistët e Sitit dolën të jenë të gjithë të saktë, ndërsa në anën tjetër gabuan dy nga futbollistët më të mirë të Lester Sitit, Mahrez dhe Vardi.

Dy skuadrat tjera gjysmëfinaliste do të përcaktohen mbrëmjen e sotme, pas përballjeve Çelzi-Burnmaut dhe Bristol Siti-Mançester Junajted. Në rast se dy skuadrat fituese i’a dalin të shënojnë fitore, atëherë në gjysmëfinale do kemi dy përballje gjigandësh.

Leave a Reply