Skenderbeu i Korçës dëshiron që ta rikthejë titullin e sezonit 2015/16. Në përfundim të sezonit, ishte skuadra korçare ajo që triumfoi, por një dënim i UEFA-s për trukime, bëri që Komisioni i Etikës pranë FSHF-së, t’i heqë titullin Skënderbeut.
Në atë sezonë, drejtuesit e Partizanit kanë kërkuar këtë titull në mënyrë të përsëritur dhe në rrugë zyrtare e medietike. Por, duket se te Skënderbeu nuk janë dorëzuar dhe e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë, ku ankohet për heqjen e titullit, por edhe dënimet pasuese të FSHF-së ndaj skuadrës korçare.
Dosja e Skënderbeut ka përfunduar në Arbitrazhin e Lozanës, që në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa ende Gjykata ende nuk e ka dhënë vendimin e saj për çështjen.