Zinedine Zidan pa diskutim se ka qenë një ndër futbollistët më të mirë që njeh Bota e futbollit, ndërsa me kalimin e kohës ai po shndërrohet edhe në një ndër trajnerët më të suksesshëm që do të njoh historia.
Me suksesin në Kupën e Botës për Klube, Zinedine Zidane arriti të fitojë edhe trofeun e 8-të me Realin e Madridit, edhe atë dy herë kampion Bote, dy herë kampion Europe, një herë kampion i Spanjës, dy superkupa Europiane dhe një superkupë të Spanjës.
Të gjitha këto në 712 ditë, me një mesatare, një trofe në çdo tre muaj, apo më saktësisht në çdo të 89-tën ditë.
Tekniku francez kështu ka arritur që të barazohet me trajnerin e dytë më të suksesshëm te Reali i Madridit, Luis Molouni, që kishte drejtuar “mbretërit” në vitet ’70 dhe ’80, mirëpo është ende shumë larg Miguel Munjoz, i cili në 14 vite si trajner i “mbretërve” kishte fituar 14 trofe.
Në nivelin Evropian, numër një mbetet Sir Aleks Ferguson, i cili në karrierën e tij 39 vjeçare kishte fituar 49 trofe, mirëpo trofeun e tij të parë nën drejtimin e Mançester Junajtedit, strategu skocez e kishte fituar vetëm pas 4 viteve drejtim.