Komisioni Disiplinor pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka shqiptuar dënim me gjobë prej 750 eurove për Shkëndijën për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, Renova-Shkëndija e luajtur më 26 nëntor.
Ndezja e fishekzjareve dhe hedhja e fletushkave sipas rregullores parashohin dënime me të holla, ndërsa në marrjen e vendimit në këtë rast janë marrë parasysh disa situata lehtësuese.
Fakti që grupi i tifozëve “Ballistët” festonin 25 vjetorin dhe sjellja korrekte e klubit në drejtim të mbajtjes së rendit sipas Komisionit të Disiplinës kanë ndikuar që gjoba të jetë vetëm 750 euro.