Milani është turpëruar nga skuadra e Veronës që lufton për mbijetesë në “Serie A”. Në ndeshjen e javës së 17-të Verona shënoi fitore me rezultatin 3:0, duke i dhënë një shuplakë të rëndë Milanit para 35 mijë tifozëve në “Markantonio Bentegodi”.
Në këtë mënyrë Verona iu hakmorrë Milanit për disfatën në mesjavë në kuadër të Kupës së Italisë.
Antonio Karaçolo (24’), si dhe rezervat Mojs Kin (55’) dhe Daniel Besa (77’) ishin autorë të golave në këtë ndeshje, ndërsa në fund Milani mbeti pa yllin spanjoll, Suso, i cili u ndëshkua me karton të kuq me ndihmën e VAR.
Për Milanin është kjo disfata e 7-të nga gjithsej 17 përballje të zhvilluara gjatë këtij edicioni, me ç’rast “rossonerët” mbeten në pozitën e 7-të me 24 pikë. Në anën tjetrë Verona për një çast është larguar nga zona e ftohtë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 17-të.