Portierët e Milanit janë kthyer në një çështje në ditët e fundit. Pas problemit me kontratën e Xhanluixhi Donarumës, për rrjedhojë në media po përmendet shumë edhe ajo e vëllait të tij më të madh. 26-vjeçari Antonio, i ardhur në verë nga grekët e Asteras Tripoli, u prezantua si një përforcim kuqezi, por në të vërtetë zbarkimi i tij në “Milanello” erdhi me ndihmën e vëllait të vogël që, në të njëjtën ditë nënshkruante me kuqezinjtë për 6 milionë euro sezonalë.
Teksa Xhixho është portieri më i paguar i Serisë A, edhe Antonio nuk po vuan. Ai merr 1 milion euro në vit, por duke parë minutat në fushë kupton se paga e tij është një dhuratë e vërtetë. Deri në këtë pikë të sezonit, vëllai i madh i Xhixhos nuk ka zbritur në fushë asnjë sekondë, ndërsa milioni sezonal në bankë e rendit në mesin e klasifikimit të Serisë A për pagat e numrave 1, duke lënë pas edhe shqiptarët Strakosha e Berisha që, çdo fundjave, ndotin dorezat e tyre. (panorama-sport)
Emri i portierit | Ekipi | Paga vjetore në mln euro |
Xhanluixhi Donaruma | Milan | 6 |
Xhanluixhi Bufon | Juventus | 4.5 |
Shezni | Juventus | 3.5 |
Samir Handanoviç | Inter | 3.2 |
Pepe Reina | Napoli | 2 |
Alison Beker | Roma | 1.5 |
Salvatore Sirigu | Torino | 1.5 |
Federiko Marketi | Lacio | 1.4 |
Matia Perin | Xhenoa | 1.4 |
Antonio Donaruma | Milan | 1 |
Andrea Konsilji | Sassuolo | 1 |
Antonio Mirante | Bolonja | 0.9 |
Emiliano Viviano | Sampdoria | 0.9 |
Lukas Skorupski | Roma | 0.8 |
Etrit BERISHA | Atalanta | 0.7 |
Daniele Padeli | Inter | 0.7 |
Markos Sportielo | Fiorentina | 0.6 |
Thomas STRAKOSHA | Lacio | 0.6 |
Luixhi Sepe | Napoli | 0.6 |