Nuhiu: Kemi rezultat pozitiv, edhe barazimi pa gola i mjaftueshëm për kualifikim!

FC Shkupi nesër në “Gjorçe Petrov” do të përballet me Vardarin për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë. “Bardhekaltërit” nga Çairi kanë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë që zhvilluan si mysafir, e cila u mbyll me barazim 1:1.

“Sigurisht se asgjë nuk ka përfunduar nga ndeshja e parë, na presin edhe 90 minuta mjaft të rëndësishme e që nuk do të jenë aspak të lehta. Edhe pse kemi një rezultat pozitiv, por është diferencë minimale. Jemi përgatitur gjatë kësaj kohe dhe besoj se kemi arritur ta kompletojmë ekipin që në duelin e të dielës të nxjerrim rezultat pozitiv, e që në këtë rast për ne do të ishte i mjaftueshëm edhe barazimi pa gola. Sigurisht se për ne do të jetë mungesë që nuk luajmë në fushën tonë, por nuk do të na mungojë përkrahja e tifozëve tanë edhe në Gjorçe Petrov, që besoj në fund të gëzohemi në kualifikim të çerekfinales”, është shprehur trajneri Ardian Nuhiu për faqen zyrtare të FC Shkupit.

Takimi Shkupi-Vardari do të luhet nesër në “Gjorçe Petrov” me fillim në orën 13:00.

 

Leave a Reply