Armend Thaqi te Shkëndija! Ja çfarë thotë reprezentuesi kosovar

Futbollisti aktual i Gjilanit, Armend Thaqi, që së fundmi debutoi edhe me përfaqësuesen e Kosovës në një prononcim për “infOSport.mk” ka folur lidhur me një transferim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës. Ai tha se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e skuadrës “kuq e zi” dhe se për momentin është i orientuar për ndeshjet me Gjilanin, me të cilën skuadër është nën kontratë.

“Nuk më ka kontaktuar askush nga Shkëndija dhe nuk mund të flas asgjë në këtë drejtim, ashtu që nuk mund të flas pa patur diçka konkrete. Pra as nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria nuk më ka kontaktuar askush”– ishin fjalët e para të Thaqit për portalin tonë, ambiciet e të cilit janë që së shpejti të luaj në një kampionat më të fortë se ai kosovar.


SHKËNDIJA E TETOVËS SHUMË PRANË REPREZENTUESIT KOSOVAR


“Ambiciet e mia janë që të transferohem në një kampioant më të fortë se i joni në Kosovë, mirëpo për një gjë të tillë do të vendos klubi nëse më liron, ose jo” – u shpreh Armend Thaqi.

Ish futbollisti i Prishtinës me skuadrën e Gjilanit ka kontratë deri verën e vitit 2018-të, mirëpo duke pasur parasysh formën e tij të mirë në të cilën po kalon, është më se e qartë se Thaqin shumë shpejt do të mund ta shohim në ndonjë kampionat tjetër. Por vallë do të jetë ai kampionati i Maqedonisë dhe skuadra e fuqishme e Shkëndijës, apo edhe ndonjë kampionat tjetër nga Europa, një gjë të tillë do duhet të ja lëmë kohës.

Leave a Reply