Jo gjithmonë Ronaldinjo mund të shënojë gol nga mesfusha. Pritja që ka bërë portieri kolumbian, Rene Higuita, do të mbahet mend në historinë e futbollit botëror. Gjatë një ndeshjeje bamirësie, Ronaldinjo u përpoq të realizonte një gol spektakolar që nga mesfusha, por portieri kundërshtar i tha “jo”, duke e “turpëruar” në njëfarë mënyre, sepse bëri një pritje të mrekullueshme, duke kopjuar “akrepin” e Higuita.