Juventusi dëshiron të përforcohet, ndërsa drejtuesit e skuadrës “bardhezi” tashmë kanë zgjedhur dy futbollistët të cilët do ju bashkohen atyre gjatë merkatos së verës.
Pas tratativave të gjata, Juventusi thuhet të ketë arritur akordin për transferimin e gjermanit me origjinë turke, Emre Xhan.
Mesfushori 23-vjeçar po luan sezonin e fundit te Liverpulli, pasi i përfundon kontrata, teksa që nga muaji qershor do të veshë fanellën e Juventusit.
Emre Xhan shihet si një përforcim perfekt për sezonin 2018/19, mirëpo si duket drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë, nuk kënaqen me kaq.
Ata dëshirojnë që në Torino të sjellin edhe brazilianin e Monakos, Fabinjo, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen skuadrat gjigande evropiane si PSZH, Mançester Junajted dhe Atletiko Madridi.
Ndërkohë përveç afrimeve që mendohen, “bardhezinjtë” po mendojnë njëkohësisht edhe për largimet që do ndodhin. Kështu është më se i sigurtë largimi i Markizios, që me shumë gjasa do të transferohet në Ligën Amerikane të futbollit (MLS), ndërsa zërat nga Italia zviceranin Lishtajner e dërgojnë te skuadra e Lacios.