Bajern Munihu ka fituar me shumë mund skuadrën e Këllnit në ndeshjen e javës së 16-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Jup Hejnkes, pavarësisht dominimit në lojë dhe rasteve të krijuara, nuk arrinte të gjente rrugën e rrjetës, deri në minutën e 60-të, kur në skenë doli i zakonshmi Levandovski, pas një asisti të Myler.
Për sulmuesin polak ishte ky goli i 166-të në Bundesligë, që e ngjit në vendin e 10 në renditjen e të gjitha kohërave.
Një fitore me shumë vlera sonte arriti edhe Shalke ndaj Augsburgut. Kjo fitore skuadrën nga “Gellzenkirshen” e renditi në pozitën e dytë, ndërkohë falë fitores së sontshme edhe Bajer Leverkuseni u ngjit më lartë në tabelën e klasifikimit.
“Ffarmaceutët” tani ndodhen në pozitën e katërt, para Hofenhajmit që shënoi fitore minimale ndaj Shtutgartit. Fitores si vendas iu gëzua edhe Herta e Berlinit, që mundi Hanoverin.
Bundesliga, Java XVI |
||
Hoffenheim | 1 – 0 | Stuttgart |
B. Leverkusen | 1 – 0 | W. Bremen |
Bayern | 1 – 0 | FC Koln |
Hertha | 3 – 1 | Hannover |
Schalke | 3 – 2 | Augsburg |