Muriqi shënon dhe kualifikon Gençlerbirligin më tej! Kualifikohet edhe Osmanlispor i Cikalleshit

Në Turqi sot janë zhvilluar ndeshjet e 1/16 së finales së Kupës së Turqisë, në të cilat skuadrat e futbollistëve shqiptarë, Ggençlerbirligi dhe Osmanlispor vazhduan garat më tutje, njofton “infOSport.mk”.

Gençlerbirgli i Vedat Muriqit kaloi më tej pasi mposhti me rezultatin 2:1 Karsporin. Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi shënoi golin e dytë në minutën e 62-të kur bëri që skuadra e tij të avansojë edhe me rezultatin 2:0. Deri në fund të takimit ajo që bënë mysafirët ishte goli i shënuar në minutën e fundit të takimit përmes Albash, por që në fund vleu vetëm për statistikë.

Një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales siguroi edhe Osmanlispor i Sokol Cikalleshit, që barazoi 1:1 në transfertën ndaj Jeni Malatiaspor. Reprezentuesi shqiptarë në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të, duke bërë që të jetë pjesë e festës në fund të takimit, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë Osmanlispor kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Bie në sy disfata e Galatasarajit 2:1 në transfertën ndaj Sivas, por që gjigandët turq vazhdojnë më tej pas fitores 5:1 në ndeshjen e parë.

Leave a Reply