Shtoger debuton me fitore te Dortmundi (VIDEO)

Sonte në Bundesligë u zhvilluan katër takime të javës së 16-të, njofton “infOSport.mk”. Bie në sy fitorja e Borusia Dortmundit dhe debutimi pozitiv i trajnerit Peter Shtoger. “Milionerët” falë golave të shënuar nga Sokratis (55’) dhe Kagava (89’) shënuan fitore me rezultatin 0:2 në transfertën ndaj Mmajnc, duke i dhënë kështu fund serisë prej 8 ndeshjeve pa fitore.

Për herë të fundit Dortmundi kishte fituar me 30 shtator kundër Augsburgut dhe sërish në transfertë.

Hamburgu i Mërgim Mavrajt ka zhgënjyer tifozët e saj, duke u dorëzuar në shtëpi përballë Ajntrahtit të Frankfurtit. Gjithçka në këtë ndeshje u vendos gjatë pjesës së parë, kur edhe u shënuan të tre golat.

Papadopulos kaloi në epërsi Hamburgun që në minutën e 9-të, teksa Ajntrahti bëri kthesën falë golave të shënuar nga Volf (16’) dhe Gaçinoviç (24’).

Në dy ndeshjet e tjera të së martës, Ëolfsburg barazoi 1:1 në shtëpi me Lajpcigun, teksa Ffrajburgu i Amir Abrashit me rezultatin minimal 1:0 mundi Borusinë e Menhengladbahut.

Leave a Reply