Stankovski: Vardari është favorit, por unë besoj te ekipi im

Skuadra e Rabotniçkit të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në kuadër të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë Futbollistike të  Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

“Romantikët” do të përballen me Vardarin në ndeshjen e prapmbetur të javës së 12-të, ndërsa trajneri i tyre Goran Stankovski beson se skuadra e tij mund të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje derbi.

“Vardari është favorit, mirëpo unë besoj në ekipin tim dhe shpresoj se do të luajmë mirë si në ndeshjet tona të fundit. Nëse bëjmë një gjë të tillë, jemi të disciplinuar në lojën tonë, mendoj se mund ta befasojmë kundërshtarin. Kur Rabotniçki do të luaj në nivelin më të mirë, atëherë nuk ka skuadër që nuk mund ta fitojmë. Kemi punuar shumë ditëve të fundit, po përgatitemi për ndeshjen tonë të fundit vjeshtore dhe besojmë se do arrijmë të marrim pikë” – tha strategu i “romantikëve”, Goran Stankovski.

Ndeshja e fundit e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave u takoi “romantikëve”, të cilët kishin shënuar fitore me rezultatin 3:1. Ndeshja Vardari – Rabotniçki në program është të mërkurën me fillim në ora 13:00 në arenën “’Filipi i Dytë”.

Leave a Reply